Aktivitet informues në lidhje me pranimet në universitetet jashtë vendit

Gjatë javës së kaluar nxënësit e shkollës sonë patën një bashkëbisedim mjaft të frytshëm me z.Albert Mërtiri me detyrë këshilltar për karrierën pranë kolegjit “Turgut Ozal”.
Z.Albert i njohu nxënësit kryesisht me mundësitë që ato kanë për të studiuar në universitetet jashte vendit ,proçedurat që duhen ndjekur ,afatet që duhen respektuar,dokumentacionin që duhet plotësuar,mënyrat për të aplikuar për bursë në universitetet prestigjioze etj.
Midis nxënësve pati mjaft interesim dhe kjo u duk në pyetjet e shumta që u bënë.
Aktivitete të tilla me fokus drejtimin që mund të zgjedhin nxënësit ,degët e universitetet që do të ndjekin do të zhvillohen edhe në të ardhmen

Trokitja e Muajit të Artit dhe Letërsisë solli çeljen e aktiviteteve kulturore në shkollën tonë

Gjatë javës së fundit të Tetorit në ambientet e shkollës sonë u zhvillua Java e Letërsisë. Ky aktivitet letrar u organizua nga nxënësit maturantë të klasës 12.B, të drejtuar nga mësuesja e letërsisë, Afërdita Bruçeti.
Motoja” Libri ndryshon mendjen dhe mendja ndryshon botën” shoqëroi aktivitetet kryesore të kësaj jave.
Nxënësit sollën prezantime të punuara me zell e përkushtim nga vetë ata me ndihmën e mësueses së letërsisë. Eshtë për t’u theksuar fakti që dhe pse nxënësit e shkollës sonë ndjekin mësimet në drejtimin shkencor,prezantimi dinjitoz i një aktiviteti të tillë,tregon që këta nxënës kanë njohuri të mira kulturore dhe artistike.
Nuk mungoi takimi me personalitete të shquara në fushën e kulturës.Shkrimtari Ridvan Dibra ishte i ftuar në një aktivitet ku përmes pyetjeve dhe përgjigjeve u fol për veprat e tij, takim që la mbresa mjaft të mira te nxënësit.
Po në këtë ambient u zhvillua dhe debati me temë “Fakultetet private apo ato shtetërore” mes dy maturave paralele (A dhe C) i cili zhvillon aftësi të mira tek nxënësit sa i takon mendimit kriktik.
Padyshim nuk munguan dhe lojërat projektet apo fjalëkryqet që synonin praktikimin e njohurive teorike përmes formave të reja komunikuese.
Panairi i librit ishte pjesë më vete e pamungueshme në këtë aktivitet duke marrë vlerësimet përkatëse nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës.
Do të donim të falenderonim të gjithë nxënësit duke veçuar sidomos organizatorët si:Vanesa Kraja, Vesa Kopliku, Ledina Rraboshta, Adela Oroshi , Belsola Dekovi, Dea Hafizi, Enes Bajri , Drini Laçaj, Fatma Jukaj, Gersa Kuçi, Igli Hoxhaj, Kledion Laçaj, Aishe dhe Selma Lici, Enilda Selmani, Elsaid Hoxhaj, Juled Shehu etj.

Takim “Policimi në komunitet”

Një takim frytëdhënës me inspektorin e policisë z.Dedë Gazulli.
Një bashkëbisedim me mjaft interes nëpermjet nxënësve të shkollës sonë dhe inspektorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Dhuna në familje,dhuna ndaj të miturve,problematika që lidhen me drogën,krimin ishin pjesë e debatit.
Në fund konkluzioni i përbashkët ishte që shkolla mund të bëjë jashtëzakonisht shumë në krijimin e një të riu me tiparet më të mira qytetare .