MIRË SE VINI NË KOLEGJIN HASAN RIZA PASHA


Shkolla jonë është hapur pas marrëveshjes që u bë në gusht të vitit 1992 ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Fondacionit Arsimor “Gülistan”. Në shkurt të vitit 1993 u bë ceremonia e hapjes së Kolegjit “Mehmet Akif” në prezencën e të ndjerit Z. Turgut Özal. Me sukseset e arritura, shkolla jonë fitoi interesin dhe simpatinë e popullit shqiptar. Qysh prej asaj kohe, me rritjen për çdo vit të kërkesave për nxënës, me shërbimin qe ofron nga cikli parashkollor, 9-vjeçar, i mesëm dhe universitar. Shkollat tona shtrihen në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Kolegji “HASAN RIZA PASHA” u hap në qytetin e Shkodres në vitin 2000 si përgjigje e kërkesave të shumta të qytetarëve të qytetit. Në këtë kolegj edukohen nxënës nga kopshti deri në gjimnaz. Kapaciteti aktual është 500 nxënës dhe shkolla ofron ambiente nga më modernet si lehtësi për nxënësit dhe mësuesit.

Përgatitja e individividëve profesionalisht të aftë, por dhe mbartës të vlerave si toleranca, dialogu dhe bashkëpunimi.

Edukimi i njeriut të aftë në përcjelljen dhe nxitjen e respektit të individëve ndaj vlerave humane.

Qëllimi kryesor i shkolles tone është edukimin e brezave te mbushur me atdhedashuri ,mendjehapur, qe do ta perfaqesojne denjesisht Shqiperine duke ju permbajtur principeve te shtetit ligjor dhe demokratik per te cilat ka nevoje e gjithe bota, të aftësoje nxënësit e tij në të gjitha fushat e jetës.

MIST
Turgut Ozal
Meridian
Gulistan
Epoka University