Masterchef HRP 10- A VS 10- B

“Nuk të duhet një pirun i argjendtë për të mësuar shijen e ushqimit”.

Në kuadër të procesit mësimor, nxënësit e klasave të 10-ta realizuan në praktikë zbatimin e një recete gatimi,si pjesë e teksteve udhëzuese.
Nxënësit e aktivizuar në maksimum, arritën të përgatisnin ëmbëlsira duke treguar pasionin e madh që ata kishin për kuzhinën.
Si gjithmonë shumë mikpritëse tezet e mensës sonë, nuk hezituan të jepnin votat e tyre,krejtësisht objektive për klasën fituese.
Në fund u shpall fituese klasa 10-A.
Një falenderim i veçantë për nxënësit që morën pjesë si dhe për tezet e mënsës që na e bënë të mundur realizimin e kësaj ore me shumë dashamirësi.