Shkolla ‘’Hasan Riza Pasha’’ u Kthye Në Qendër Të Fitoreve

Një atmosferë festive shpërtheu nga triumfatorët në kampionatin e basketbollit, ku skuadra e djemëve u klasifikua në rend të parë dhe u pasua nga një tjetër fitore e skuadrës së volejbollit, po në vend të parë.
Nuk mund të lihet pa përmendur edhe skuadra e vajzave në basketboll, e cila solli çmimin e tretë në këtë kampionat final.
Kampionati i përvitshëm organizohet nga DAR Shkoder dhe QKF në bashkëpunim me Kolegji Hasan Riza Pasha. Në këtë kampionat,i cili zgjati dy muaj, morën pjesë 25-30 shkolla të Qarkut Shkodër.Disiplinat të cilat përfshihen në këtë kampionat janë: basketboll,volejboll,minifutboll,shah,ping-pong,patina etj.
Ashtu si çdo vit, finalja u zhvillua në ambjentet e shkollës sonë ,të cilat nuk vonuan të mbusheshin me brohoritjet e kampionëve fitues në basketboll,volejboll për vajza dhe djem.
Një falenderim për mësuesit që nuk reshtën asnjëherë duke sjellë fitore të njëpasnjëshme.
Suksese nxënësve tanë që na nderuan në këtë kampionat.