Gjatë javës së fundit të Tetorit në ambientet e shkollës sonë u zhvillua Java e Letërsisë. Ky aktivitet letrar u organizua nga nxënësit maturantë të klasës 12.B, të drejtuar nga mësuesja e letërsisë, Afërdita Bruçeti.
Motoja” Libri ndryshon mendjen dhe mendja ndryshon botën” shoqëroi aktivitetet kryesore të kësaj jave.
Nxënësit sollën prezantime të punuara me zell e përkushtim nga vetë ata me ndihmën e mësueses së letërsisë. Eshtë për t’u theksuar fakti që dhe pse nxënësit e shkollës sonë ndjekin mësimet në drejtimin shkencor,prezantimi dinjitoz i një aktiviteti të tillë,tregon që këta nxënës kanë njohuri të mira kulturore dhe artistike.
Nuk mungoi takimi me personalitete të shquara në fushën e kulturës.Shkrimtari Ridvan Dibra ishte i ftuar në një aktivitet ku përmes pyetjeve dhe përgjigjeve u fol për veprat e tij, takim që la mbresa mjaft të mira te nxënësit.
Po në këtë ambient u zhvillua dhe debati me temë “Fakultetet private apo ato shtetërore” mes dy maturave paralele (A dhe C) i cili zhvillon aftësi të mira tek nxënësit sa i takon mendimit kriktik.
Padyshim nuk munguan dhe lojërat projektet apo fjalëkryqet që synonin praktikimin e njohurive teorike përmes formave të reja komunikuese.
Panairi i librit ishte pjesë më vete e pamungueshme në këtë aktivitet duke marrë vlerësimet përkatëse nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës.
Do të donim të falenderonim të gjithë nxënësit duke veçuar sidomos organizatorët si:Vanesa Kraja, Vesa Kopliku, Ledina Rraboshta, Adela Oroshi , Belsola Dekovi, Dea Hafizi, Enes Bajri , Drini Laçaj, Fatma Jukaj, Gersa Kuçi, Igli Hoxhaj, Kledion Laçaj, Aishe dhe Selma Lici, Enilda Selmani, Elsaid Hoxhaj, Juled Shehu etj.