Eshte kthyer ne tradite tashme per ne, takimi ne kapercyell te cdo viti me ish maturantet e shkolles sone.

Feste,hare,kujtime e mjaft nostalgji nga te gjithe mesuesit e nxenesit .
Bukur kur shikon qe keto vajza e djem te mrekullueshem tanime te shperndare ne mjaft universitete e vende te ndryshme i pergjigjen fteses se shkolles si nje shenje respekti per mesuesit e tyre por edhe si nje mundesi per te ritakuar njeri tjetrin.
Fantastike kur merr vesh per arritjet e tyre.

Stafi yne i uron cdo ish maturanti por edhe te gjithe nxenesve te shkolles sone Gezuar Vitin e Ri!

Vizitë në Universitetin EPOKA

Me ftesë të Universitetit Epoka maturantet e shkollës sonë vizituan ambientet e këtij universiteti .Aty u njohëm me degët e programet që ofrohen,mundësitë për bursa e kushtet që ofron shkolla. Gjithashtu patëm mundësi të bisedonin nga afër me mjaft pedagogë tek të cilët çdo nxënës i interesuar mund të merrte informacion më të detajuar.
Gjatë kësaj vizite takuam me shumë mall ish-nxënës të shkollës sonë tanimë pedagogë të këtij universiteti si Esmir Demaj e Besjon Zenelaj,kordinatore të universitetit si Anida Lazëri e Erisa Gërbeti si dhe Dorinën,Sonilën, Tomin, Olgertin, Arsenin,Venerën,Arbesën,Rebiulin,Klevisin,Fionën,Arbërin,Nailin, Mirlianin,Klajdin,Rudin,Azemin,Hysejnin,Xhonatanin që si dhjetëra nxënës të shkollës sonë ndjekin ndër vite këtë universitet.