Godina 1


STRUKTURA E SHKOLLËS

Kolegji “Hasan Riza Pasha” përbëhet nga dy godina , dy fusha sportive , një minikalçeto për nxënësit e shkollës fillore ,kantina e shkollës dhe një çardak relaksues. Të gjitha ambjentet e shkollës janë të pajisura me sistem ngrohjeje dhe shumica e klasave kanë tabela elektronike. Çdo klasë ka nga 12 banka dhe në muret e klasave si dhe koridoreve janë vendosur stenda, të cilat paraqesin punimet e nxënësve në lëndë të ndryshme.

Struktura e godinës 1:

• Në katin e pare dhe të dytë ndodhen klasat 1-9
• Salla e kinemasë
• Laboratore bashkëkohorë për lëndët ; biologji, fizikë, kimi dhe kompjuter
• Sekretaria e shkollës
• Në katin e tretë dhe të katërt ndodhen klasat 10-12
• Salla e madhe e konferencave
• Sallat e mësuesve
• Administrata e shkollës
• Zyrat e konsulencës me nxënësit
• Dy multimedia për zhvillimin e lëndëve të huaja