Edison Rrashketa Jo Vetëm Një Maturant i Shkëlqyer, Por Edhe Një Sportist i Talentuar

Gjatë javës së kaluar u zhvilluan gjysmëfinalja dhe finalja e kampionatit kombëtar të basketbollit për të rinj, në të cilat nxënësi i shkollës sonë Edison Reshketa , mbrojti ngjyrat kuq e blu të skuadres sëVllaznisë.
Vllaznia në gjysmëfinale, u ndesh me Kamza Basket, ku triumfoi me rezultatin 96-81, dhe Edisoni ishte shënuesi më i mirë me 36 pikë.
Në ndeshjen finale, Vllaznia u ndesh me Tiranën, duke fituar bindshëm 96-77, ku Edisoni ishte vendimtar me 29 pikët e shënuara, dhe në shpalljen kampion të ekipit.
Gjatë gjithë kampionatit forma e tij ishte e shkëlqyer dhe ai megjithëse maturant gjeti kohën duke dhënë maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje.
Duhet theksuar se Edisoni përveçse është lojtar i skuadrës së të rinjve , ështe edhe pjese e skuadrës së shkollës sonë HRP, është pjesë e skuadrës së parë të Vllaznisë, si dhe anëtar i përfaqësueses së të rinjve të Shqipërisë.
I urojmë suksese të mëtejshme Edisonit ,në sportin aq të dashur prej tij basketbollin si dhe në provimet e Maturës Shtetërore!
Forca Edison! Forca HRP! Forca Vllaznia! Forca Shqipëria!