Takim me shkrimtarin e mirënjohur z. Ridvan Dibra

Ditën e mërkurë, me datë 25 Tetor, 2017, në orën 11, në ‘’Sallën e Konferencave’’ të gjimnazit jo publik ’’Hasan Riza Pasha’’ u zhillua një takim me shkrimtarin e mirënjohur të qytetit të Shkodrës, z. Ridvan Dibra.
Ky aktivitet u organizua nga nxënësit e klasës së 12-të nën kujdesin e mësueses së letërsisë z.Afërdita Bruçeti, me mbështetjen e drejtorisë së shkollës.
Fjalën e hapjes e mbajti maturanti Enes Bajri, i cili falenderoi të pranishmit në sallë dhe prezantoi programin e këtij aktiviteti.
Mbi krijimtarinë e shkrimtarit Ridvan Dibra na njohu përmes një videoje maturanti Kledion Laçaj, duke përfshirë dhe vlerësimet nga kritika dhe shtypi i kohës
Takimi vijoi më pas me fjalën e shkrimtarit dhe bashkëbisedimin e tij me auditorin. Ndër të tjera shkrimtari Ridvan Dibra falenderoi organizuesit për këtë takim , duke theksuar se prezantimi që i bënë nxënësit i krijoi emocione. Më pas ai preferoi që auditori t’i drejtonte pyetje duke i lënë të lire në formën e një bashkëbisedimi.
Aktiviteti u mbyll me një foto të të gjithë nxënësve me shkrimtarin .

Krenarë për ty! Greisi Bajri është një nxënëse e klasës së VI e shkollës “Hasan Riza Pasha”

Megjithëse e vogël në moshë ka ruajtur një dashuri të madhe për sportin dhe konkretisht sportin e tenisit.
E filloi përkushtimin ndaj këtij sporti në moshën 7-vjeçare, ende pa e ditur se do të spikaste me talentin e saj gjatë viteve të trajnimit. Ajo fitoi shumë çmime dhe kupat që mori renditen para syve të saj si shpërblim për gjithë dashurinë dhe përkushtimin në këtë drejtim.
Është vetëm 12-vjeçe dhe sot renditet e para në Shqipëri si dhe e treta ne Mal të Zi dhe Kosovë.Për momentin po merr pjesë në trajnimin e organizuar nga ‘’Federata e Tenis Europe’’me trajnerin Nicolas Kelaidis.
I urojmë suksese dhe i jemi mirënjohës për kontributin, duke e ngritur më lart vendin tonë dhe qytetin e Shkodrës në fushën e sportit si dhe duke e bërë të ndjehet krenare shkolla e saj ‘’Hasan Riza Pasha’’.
Greisi, ne jemi krenarë për ty! @aida bajri

Shëtitje e mrekullueshme e mësueseve në Valbonë,Gjakovë dhe Prizren.

Një shëtitje e mrekullueshme ishte ajo në Valbonë,ku mes rrezeve të ngrohta të diellit dhe freskisë së maleve,shijoje edhe ushqimet e freskëta të zonës.E gjithë kjo mrekulli vazhdoi më pas në qytetin e bukur dhe mikpritës të Gjakovës,që të linte të kuptoje,se sa shumë dashuri të falte ai qytet.Dhe në fund një drekë e shijshme në qytetin e Prizrenit e bëri shëtitjen të paharrueshme për të gjithë.