Ditën e mërkurë, me datë 25 Tetor, 2017, në orën 11, në ‘’Sallën e Konferencave’’ të gjimnazit jo publik ’’Hasan Riza Pasha’’ u zhillua një takim me shkrimtarin e mirënjohur të qytetit të Shkodrës, z. Ridvan Dibra.
Ky aktivitet u organizua nga nxënësit e klasës së 12-të nën kujdesin e mësueses së letërsisë z.Afërdita Bruçeti, me mbështetjen e drejtorisë së shkollës.
Fjalën e hapjes e mbajti maturanti Enes Bajri, i cili falenderoi të pranishmit në sallë dhe prezantoi programin e këtij aktiviteti.
Mbi krijimtarinë e shkrimtarit Ridvan Dibra na njohu përmes një videoje maturanti Kledion Laçaj, duke përfshirë dhe vlerësimet nga kritika dhe shtypi i kohës
Takimi vijoi më pas me fjalën e shkrimtarit dhe bashkëbisedimin e tij me auditorin. Ndër të tjera shkrimtari Ridvan Dibra falenderoi organizuesit për këtë takim , duke theksuar se prezantimi që i bënë nxënësit i krijoi emocione. Më pas ai preferoi që auditori t’i drejtonte pyetje duke i lënë të lire në formën e një bashkëbisedimi.
Aktiviteti u mbyll me një foto të të gjithë nxënësve me shkrimtarin .