Me ftesë të Universitetit Epoka maturantet e shkollës sonë vizituan ambientet e këtij universiteti .Aty u njohëm me degët e programet që ofrohen,mundësitë për bursa e kushtet që ofron shkolla. Gjithashtu patëm mundësi të bisedonin nga afër me mjaft pedagogë tek të cilët çdo nxënës i interesuar mund të merrte informacion më të detajuar.
Gjatë kësaj vizite takuam me shumë mall ish-nxënës të shkollës sonë tanimë pedagogë të këtij universiteti si Esmir Demaj e Besjon Zenelaj,kordinatore të universitetit si Anida Lazëri e Erisa Gërbeti si dhe Dorinën,Sonilën, Tomin, Olgertin, Arsenin,Venerën,Arbesën,Rebiulin,Klevisin,Fionën,Arbërin,Nailin, Mirlianin,Klajdin,Rudin,Azemin,Hysejnin,Xhonatanin që si dhjetëra nxënës të shkollës sonë ndjekin ndër vite këtë universitet.