Në Kuadër Të Projekteve Edukative Në Lidhje Me Sportin, Ambasada e Sh.B.A.
Në Tiranë ka ftuar në Shqipëri për një tur dy javor, organizatën amerikane rinore jo fitimprurëse, 10 Milionë Disqe, trajnerët e së cilës do të zhvillojnë sesione trajnimi dhe praktike të sportit të Frizbit me mësuesit e edukimit fizik në Shqipëri .Për këtë qëllim në ambientet e shkollës sonë ditën e Mërkurë, 12 Prill nga ora 11 :00 – 13:30 u zhvillua aktiviteti “Së bashku ,më të mirë!” ku morën pjesë dhe u trajnuan mësues të edukimit fizik të DAR-Shkodër dhe DAR-Lezhë.Trajnimi teorik u zhvillua në Sallën e Konferencave ndërsa ai praktik në njërën nga ambientet sportive të shkollës.Qëllimi i këtij aktiviteti ishte masivizimi i sportit të Frizbit në vendin tonë nëpërmjet shkollave të arsimit bazë dhe atij të mesëm.Në fund mësuesit e edukimit fizik u pajisen me çertifikatat përkatëse.