Student Admission


Rregullat e pranimit dhe rregjistrimit pranë shkollës “HASAN RIZA PASHA”

  • Shkolla “Hasan Riza Pasha” ka vite që operon në Shqipëri me performancë në rritje në fushën e arsimit duke berë të mundur që interesi për shkollën tonë të jetë në rritje. Me moton “Cilësia në radhë të parë” ky institucion aplikon metoda efikase për evidentimin dhe përzgjedhjen e nxënësve më të mire.Duhet theksuar se me anë të provimeve të përgjithshme hyrëse përkatesisht për klasat e 9-ta për nxënësit më të mirë ofron bursa në nivele të ndryshme.
  • Aplikantët pasi paraqiten pranë ambjenteve të shkollës drejtohen tek zyra e Marrdhenieve me Publikun ku marrin një informacion të detajuar mbi arsimimin,metodat,ambjentet,pra çdo gjë që ofron shkolla per nje arsimim bashkëkohor.Më pas femija i nënshtrohet një testi pranimi i cili zhvillohet me anë të kompjuterit.Testi i pranimit për klasat e para është një test me njohuritë bazë që kanë fëmijët e asaj moshe,për klasat e 2-ta është i përbërë nga dy teste : matematikë dhe gjuhë shqipe.Ndërsa për klasat e 3-ta deri në të 9-ta përbehet nga tre teste: matematikë,gjuhë shqipe dhe anglisht.Të gjithë aplikantët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë pasi hyjnë në testin e pranimit i cili është i detyrueshëm duhet të arrijnë pikët e nevojshme të përcaktuara më parë nga drejtoria e shkollës për të vazhduar arsimimin tek ne.
  • Pas mbarimit të provimit faza e dytë është kalimi pranë komisionit përkatës që bën vlerësimin e rezultatit të provimit i cili është transparent. Aplikanti zhvillon një intervistë me komisionin i cili më pas merr vendimin për pranimin ose jo të aplikantit duke u mbështetur në bazë të pikëve që ai ka marr në test.
  • Faza e tretë mbas pranimit është rregjistrimi në shkollë dhe firmosja e një kontrate me kusht e cila është e lidhur me performancën në rritje që duhet të tregojë nxënësi gjatë vitit shkollor.
  • Dokumentacioni që nevojitet pasi është marr një përgjigje pozitive nga komisioni të ndara sipas cikleve është si më poshtë vijon:

Shkolla 9-vjecare:

Çertifikate Personale

Fotografi (2 Copë)

Dëftesa

Shkolla fillore:

Çertifikate Personale

Fotografi (2 Copë)

Kartela e Vaksinave

Dëftesa