Modeli i Kurrikulumit


MODELI I KURRIKULUMIT

Në institucionin tonë arsimor shkolla fillore ka 6 orë mësimi në ditë, ndërsa në ciklin 9-vjeçar 7. Kurrikula bazë merret nga Ministria e Arsimit dhe Sportit Shqiptar dhe zbatohet duke shfrytëzuar tekste dhe metoda ndërkombëtare për një numër të konsiderueshëm lëndësh.

Gjuha angleze fillon në klasën e pare me plan të intensifikuar dhe deri në klasën e pestë, synohet të arrihet niveli pre-intermediate. Në klasën e gjashtë lëndët shkencore si Fizikë, Kimi, Biologji, MatematikëdheInformatikë zhvillohen në gjuhën angleze, po kështu vijon deri në klasën e dymbëdhjetë.Kurrikulat janë të njëjta me ato tëMinistrisë sëArsimit dhe Sportit Shqiptar por tekstet janë në gjuhën angleze.

GjuhaShqipe, Historia, Gjeografia, Dituria e natyrës, Aftësimi Teknologjik, Edukimi Figurativ, Edukimi Muzikor dhe Edukimi Fizik zhvillohen në gjuhënshqipe, në bazë të kurrikulave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.


PARIMET E ARSIMIT NË INSTITUCIONIN TONE

  • Realizimi i programit të miratuar nga MASH pa bërë asnjë dallim bindjeje, fetare, racore dhe gjinie
  • Ofrimi i një mësimdhënieje me nivel të lartë akademik që përmbush të gjitha kërkesat e nxënësve
  • Mësimi në mënyrë perfekte i gjuhës angleze dhe turke si dhe mësimi i mjaftueshëm për një komunikim ditor i gjuhës gjermane.
  • Zbatimi i teknologjisë bashkëkohore
  • Praktikimi i teorisë duke përdorur laboratorët me pajisje moderne
  • Përgatitja e nxënësve në mënyrë që t’i shprehin mendimet e tyre rrjedhshëm në gjuhën letrare të folur dhe të shkruar.