Muaji i Letërsisë
Në kuadër të muajit të Letërsisë,maturantët tanë organizuan aktivitetin sensibilizues nën sloganin “Vrapojmë për të lexuar”.Nxënësit të veshur me bluza të bardha marshuan nëpër qytet nga shkolla deri në bibliotekën “Marlin Barleti”.Me të mbërritur në bibliotekë ata u njohën me historikun e saj dhe me t`u ngjitur në katin e dytë në sallën e madhe nxënësit patën mundësi që të bashkëbisedonin me kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër Z.Zija Vukaj dhe shkrimtaren Znj.Farida Ramadani.

Nxënësit u munduan që të përcillnin tek të rinjtë,por jo vetëm, mesazhin që ata të rendin drejt leximit,drejt librit,drejt dijes. Gjatë bisedës nxënësit u drejtuan pyetje të pranishmëve duke dalë në konkluzionin që libri është i pazëvendësueshëm.