Libri është padyshim thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme të njeriut, veçanërisht për të kultivuar vlera të dijes dhe qytetarisë. Tek nxënësit rëndësia e tij rritet akoma më shumë,sepse të lexuarit ka ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin mendor të fëmijës. Leximi zgjeron vizionin, në një mënyrë zëvendësues i udhëtimit. Ajo çfarë e bën një libër ‘të mirë’ është të lexuarit në momentin e përshtatshëm. E ku ka më bukur ta fillosh ditën me ngjyrat dhe aromen e librave?!Nxënësit e nisin ditën mësimore me kreativitet dhe ndjesi të ëmbël,ndryshe  nga  një ditë e zakonshme monotone. Një mik i mire, i pret çdo mëngjes mbi bankën e tyre. Tashmë kjo lidhje miqësore ndërmjet nxënësve dhe librit është traditë e Kolegjit Hasan Riza Pasha. Që në klasë të dytë  nxënësit tanë zhvillojnë orën e leximit. Gjatë këtyre orëve mbahen shënime të numrit të faqeve të lexuara. Kjo orë, përveç qëllimit për të dhënë kënaqësi, rezulton të jetë një konkurencë mes nxënësve.Gjithçka e realizuar gjatë kësaj ore i shërben qëllimit të lartë, ‘rritjen e numrit të lexuesve’. Që në vogëli skalitet idea ,që  kultura mendore dhe shpirtërore,është një thesar që mbartet kudo me lehtësi.

 

Searta STURÇE