Class Dojo quhet  programi, i cili po rezulton   mjaft produktiv, jo vetëm tek nxënësit ,por po i vihet në shërbim edhe dëshirës së prindërve për t’u informuar rreth fëmijëve të tyre. Ky program ndërton  një urë lidhëse komunikimi të drejtpërdrejtë nxënës-mësues-pindër. Prindërve, me anë të këtij programi, u ofrohet mundësia për t’u informuar “online” për ecurinë mesimore dhe edukative të fëmijëve. Duke qënë se është një program I aplikuar që vitin e kaluar me nxënësit e shkollës fillore, këtë vit përdorimi i Class Dojo ka rezultuar mjaft I suksesshëm dhe i pëlqyer njëkohësisht si nga stafi pedagogjik ,ashtu edhe nga prindërit e nxënësve. Përmes vlerësimeve motivuese, ky program ndikon në ngritjen e nivelit të arritjeve të tyre në të gjitha lëndët .Përmes fotove ,vidiove të postuara, prindërit shohin aktivitetet dhe veprimtaritë që zhvillohen gjatë gjithë procesit mësimor. Pritet që dalëngadalë ky program tashmë të  kthehet në traditë të kolegjit Hasan Riza Pasha.