Disa nxënës të shkollës sonë kanë marrë një nismë humanitare për ti ardhur në ndihmë djalit shkodran 15 vjeçar i cili që nga data 19 gusht 2018 gjendet në koma. Gjendja ekomonike e familjes së tij është e rëndë prandaj morën këtë iniciativë. Gjatë një jave shuma e grumbulluar arriti në 2.730.000 lekë. Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë nismë, nxënësit, mësuesit e prindërit e veçanërisht nismëtarët: Arif Amuli, Alsoeda Bilali, Sindi Alushi, Uarda Kraja dhe Dea Osmanaga.