Në kuadrin e muajit të letërsisë në Kolegjin ‘’Hasan Riza Pasha‘‘,u zhvilluan një larmishmëri aktivitetesh nga nxënësit e shkollës fillore .Tema kishte në qendër librin,ndaj u quajt ‚‘‘Libri,një dritare e hapur‘‘.
Nxënësit shfaqën prirjet e tyre me projekte të ndryshme të realizuara nga vetë ata. Panairi me punimet e tyre kishte për qëllim vlerësimin e ideve të nxënësve lidhur me tematikën e këtij aktiviteti të gjerë që përfshin muajin tetor.Brenda këtij aktiviteti,u zhvillua konkursi i krijimtarisë në poezi dhe prozë.Krijimet më të mira u afishuan në koridoret e shkollës.Gjithashtu nxënësit shfaqën prirjet e tyre të talentuara në interpretim dhe dramatizim. Ky aktivitet ka si qëllim nxitjen e fëmijëve për të shpalosur jo vetëm talentet në fushën e letërsisë,por edhe pasqyrimin e vlerave dhe kënaqësive shpirtërore që sjell letërsia dhe arti në vetvete.
Searta Sturçe