Kolegji Hasan Riza Pasha mirëpriti edhe njëherë për një bisedë me maturantët ish-nxënësen Ersida Buraniqi,e maturuar në vitin 2008,e cila vazhdon postdoktoraturën në universitetin e Harvardit.
(Ersida Buraniqi,MD,Postdoctoral Fellow,Boston Children`s Hospital/Harvard Medical School).
E ndodhur në “shtëpinë e saj” Ersida, zbuloi rrugëtimin e saj arsimor,një rrugëtim i gjatë, i bukur e plot sfida e ndoshta …një gjurmë për t`u ndjekur nga ata.
Gjatë bashkëbisedimit nuk la pa theksuar se suksesin ia dedikonte punës së palodhur,vullnetit dhe pasionit që kishte për t`u bërë mjeke,padyshim përkrahjes së familjes dhe së fundi,por jo nga rëndësia kolegjit ku ajo ka studiuar,i cili e ka ndihmuar duke i dhënë elementët më kryesorë:dëshirën,vullnetin dhe bashkëpunimin për të realizuar ëndrrën e saj
Ajo kërkoi nga bashkëbiseduesit që ata t`u shkojnë pas ëndrrave të tyre duke treguar përkushtim maksimal , përqëndrim, e punë për të arritur suksesin.
Dhe porosia e fundbisedimit të Ersides ishte me atë gegërshten e saj të bukur :
“Ndjekni pasionin tuj dhe jepni ma t`mirën e mundshme n`çdo vend që t`shkoni!”