Me datë 23.05.2014 , gjatë orarit mësimor, në shkollën tonë kishim disa miq te ftuar, dhe këta miq ishin antarë të ekipit të basketbollit të Vllaznisë, fitues të kampionatit shqiptar të basketbollit për meshkuj për vitin 2013-2014, një trofe ky që i mungonte qytetit tonë për rreth 14 vjet. Në viziten e tyre ekipi përbëhej nga trajneri i ekipit Z. Bledar Gjecaj, kapiteni Berdica, Gjoni dhe Bekteshi. Ne fillim ekipi zhvilloi një lojë të shkurtër dhe pas disa gjuajtjeve mbreslënëse të lojtarëve, të gjithë u bëmë pjesë e një konference ku nxënësit u drejtonin pyetje nga më të ndryshme kampioneve. Nga përgjigjet e tyre, ne arritëm të kuptojmë se me vullnet,dëshirë dhe punë mund të arrish rezultate të shkëlqyera në sport. Basketbolli është sporti që të kalit vullnetin,këmbënguljen dhe dëshirën për të realizuar ëndrrat. Pas konferencës ne bëmë foto me protagonistët e ekipit dhe iu shprehëm dëshirën për të organizuar një ndeshje me ta, një mënyrë e thjeshtë për tu treguar të gjithëve që endrra vazhdon…