“Turgut Ozal’’ përfaqëson Shqipërinë në olimpiadën Ballkanike të Matematikës
Ndërmjet datave 3-8 Maj në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, do të zhvillohet Olimpiada Ballkanike e Matematikës me pjesëmarrës gjimnazistë nga vendet e rajonit. Skuadra jonë përfaqësuese e përzgjedhur nga Olimpiada Kombëtare e Matematikës përbëhet nga 6 nxënës të talentuar dhe ambiciozë, të cilët morën pikët më të larta në rang vendi. Tre prej tyre, Ana, Enesi dhe Gledisi vijnë nga shkolla e Mesme Jopublike Turgut Ozal, ndërkohë që gjysma tjetër e grupit janë Seljoni nga 28 Nëntori, Naisila nga Hasan Riza Pasha dhe Alboreno nga Mehmet Akif. Nën udhëheqjen e mësuesve të matematikës skuadra do të përgatitet intensivisht një javë, 18-25 Prill, në atë që ata preferojnë t’a quajnë ‘’kampi i matematikës’’. Ëndrra e tyre më e madhe është përfaqësimi i denjë i Shqipërisë në Olimpiadën Botërore të Matematikës në Tajlandë.
Në Olimpiadën e 2014, Boriana Gjurra nga ‘’Turgut Ozal’’ dhe Antonino Sota ngaMesonjetorja Dertliu u kthyen me Medalje Bronzi, ndërkohë që tre nxënës të tjerë nga ‘’Turgut Ozal’’ morën Çmim Nderi.