Politika e Privatësisë
Politika e Privatësisë
Të gjitha të dhënat e përfshira në faqen web të Fondacionit “Gulistan”, përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, udhëzime, urdhëra dhe vendime të KDIMDP-së. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur institucioni të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:
– Personelin akademik
– Personelin administrativ
– Kandidatët për punësim si dhe ish-punonjësit.
– Nxënësit
– Vizitorët në faqen web të institucionit tonë
Është e rëndësishme për ju që të merrni parasysh se kjo faqe interneti ofron lidhje të jashtme në faqe të tjera të pavarura, si brenda institucionit dhe jashtë tij. Kjo politikë zbatohet vetëm për aksesimin e drejtpërdrejtë në faqen e internetit me URL-të http://gulistan.edu.al/, me subdoaminet e saj (http://djem.gulistan.edu.al/, http://vajza.gulistan.edu.al/, http://hrp.gulistan.edu.al/) dhe http://meridian.edu.al/. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.
Cookies
Kjo faqe interneti përdor cookies, të cilat janë pjesë të vogla informacioni që janë lëshuar në kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera që aksesojnë internetin, kur ju vizitoni faqen. Cookies janë ruajtur në shfletuesin tuaj dhe në memorjen e kompjuterit/pajisjes suaj dhe janë përdorur për t’ju dalluar ju nga vizitorët e tjerë të faqes.
Ju mund të refuzoni t’i përdorni cookies duke zgjedhur parametrat e duhura në shfletuesin tuaj të internetit, megjithatë duke vepruar kështu, mund të mos keni akses të përdorni funksionalitetet e plota të faqes sonë.
Vizitorët në faqet tonë
Fondacioni “Gulistan” disponon faqen zyrtare të institucionit http://gulistan.edu.al . Më anë të faqes zyrtare, institucioni transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë vizitorëve, prindërve, nxënësve apo individëve të interesuar për institucionin.
Për vizitorët e http://gulistan.edu.al sistemi mbledh informacione standarte të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).
Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë. Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të.
Aplikantët për punë, të punësuarit aktual dhe ish punonjësit e Fondacionit “Gulistan”
Kur persona aplikojnë për t’u punësuar pranë Fondacionit “Gulistan” ne përdorim informacionin për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit.
Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pas përditësimit të fundit dhe mund ta përdorë atë edhe për vlerësimin e kandidaturës për pozicione të tjera punësimi brenda institucineve të saj në varësi, e më pas shkatërrohen ose fshihen. Ne mbajmë informacion të pa personalizuar për qëllime statistikore në lidhje me aplikantët, për të ndihmuar aktivitetet tona të rekrutimit, por asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.
Dhënia e informacioneve shpjeguese dhe përhapja e të dhënave personale
Fondacioni “Gulistan”, është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, fondacioni “Gulistan” kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
Ne e përdorim informacionin e mbajtur rreth jush në mënyrat e mëposhtme:
1. për tu siguruar që përmbajtja nga faqja jonë e internetit është paraqitur në mënyrën më efektive për ju dhe për kompjuterin tuaj duke mbledhur informacion total për përdoruesit tanë duke e përdorur atë për të analizuar efektivitetin dhe popullaritetin e kësaj faqe interneti
2. për t’ju lejuar ju të merrni pjesë në karakteristikat interaktive të shërbimit tonë, kur ju vendosni ta bëni këtë
3. ne mund t’jua zbulojmë informacionin tuaj personal palëve të treta në rrethanat e mëposhtme:
– në qoftë se ne kemi marrë miratimin tuaj për ta bërë këtë
– kur ne na kërkohet ose jemi autorizuar nga ligji, urdhër gjykate, rregullator ose autoritet qeveritar për të zbuluar të dhënat tuaja personale
– nëse kërkohet për të mbrojtur të drejtat e pronës, apo sigurinë e fondacionit “Gulistan” anëtarëve të tij apo të tjerëve.
Masat për sigurinë e të dhënave personale në Fondacionit “Gulistan”
Ne, si kontrollues të të dhënave personale, marrim masa organizative dhe teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi. Fondacioni “Gulistan”, si kontrollues i të dhënave personale merr gjithashtu këto masa të veçanta sigurie:
1. Përcakton funksionet ndërmjet njësive organizative dhe operatorëve për përdorimin e të dhënave;
2. Përdorimi i të dhënave bëhet me urdhër të njësive organizative ose të operatorëve të autorizuar;
3. Udhëzon operatorët, pa përjashtim, për detyrimet që kanë, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë edhe rregulloret për sigurinë e të dhënave;
4. Ndalon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e kontrolluesit ose përpunuesit të të dhënave;
5. Aksesi në të dhënat dhe programet, bëhet vetëm nga personat e autorizuar, ndalon hyrjen në mjetet e arkivimit dhe përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar;
6. Vënia në punë e pajisjeve të përpunimit të të dhënave bëhet vetëm nga personi i autorizuar dhe çdo mjet sigurohet me masa parandaluese ndaj vënies së pautorizuar në punë;
7. Regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transmetimet, përditësimet, etj;
8. Sa herë që punonjësit e fondacionit “Gulistan” largohen nga vendi i tyre i punës, ata duhet të mbyllin kompjuterat e tyre, dollapët, kasafortat dhe zyrën, në të cilat janë ruajtur të dhënat personale;
9. Nuk duhet të largohen nga mjediset e punës kur ka të dhëna të mbrojtura në tavolinë, dhe ndodhet në prani të personave të cilët nuk janë të punësuar nga ana e institucionit;
10. Nuk mbajnë në monitor të dhëna personale, kur është i pranishëm një person i pautorizuar dhe sidomos në vende jo publike;
11. Nuk nxjerrin jashtë zyrës, në asnjë rast, kompjutera, laptop, flesh apo pajisje të tjera që përmbajnë të dhëna personale dhe nuk duhet ti lënë ato në vende të pasigurta, pa u siguruar për fshirjen apo shkatërrimin e të dhënave;
12. Të dhënat të mbrohen duke verifikuar identitetin e përdoruesit dhe duke i lejuar akses vetëm individëve të autorizuar;
13. Udhëzimet për përdorimin e kompjuterit, duhet të ruhen në mënyrë të tillë që ato të mos jenë të aksesueshme nga persona të paautorizuar;
14. Kryejnë vazhdimisht procedurën e hyrjes dhe daljes duke përdorur fjalëkalime personale në fillim dhe në mbarim të aksesit të tyre në të dhënat e mbrojtura;
15. Në dokumente që përmbajnë të dhëna të mbrojtura, duhet të sigurojnë shkatërrimin e materialeve ndihmëse, (p.sh. provat apo shkresat, matricat, llogaritjet, diagrame dhe skica) të përdorura ose të prodhuara për krijimin e dokumentit;
16. Të dhënat e dokumentuara nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit.
17. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim te ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale.
18. Ruajnë dokumentacionin e të dhënave për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin, për të cilin është grumbulluar.
19. Niveli i sigurisë duhet të jetë i përshtatshëm me natyrën e përpunimit të të dhënave personale.
20. Respektojnë aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që përcaktojnë se si duhet të përdoren të dhënat personale.
Mbrojtja e të dhënave personale realizohet përveç të tjerave, edhe me marrjen e masave të sigurisë, si më poshtë:
– Nëpërmjet instalimit dhe përditësimit automatik te sistemit antivirus dhe sistemit firewall, i cili menaxhohet nëpërmjet sistemit dhe pajisjeve network;
– Përditësimit të sistemit operativ dhe rinovimit (update) të softwareve kompjuterike;
– Lejimin e aksesit të stafit vetëm në ato materiale që i duhen për të kryer detyrën;
– Përdorimin e fjalëkalimeve;
– Specifikimi i procedurave të rikrijimit te sistemit (backup), në rast dëmtimi;
Pajisjet elektronike për përpunimin e të dhënave dhe informacioneve në strukturat e institucionit përdoren vetëm për kryerjen e detyrave të përcaktuara në rregullore. Këto pajisje përdoren vetëm nga punonjës të Fondacionit “Gulistan”, të trajnuar më parë për përdorimin e tyre. Për çdo gabim apo defekt në sistemet/databaset e institucionit, njoftohet administratori i sistemit, i cili mbi bazën e kërkesës bën rregullimin përkatës.
Për më tepër, lidhur me masat e sigurisë të të dhënave personale në Fondacionin “Gulistan”, mund të lexoni Rregulloren “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, të këtij institucioni.
Lidhjet me faqet e tjera
Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.
Ndryshimet në këtë njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale
Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së fondacionit “Gulistan”.
Ankesa apo pyetje
Fondacioni “Gulistan” përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona. Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i saktë. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e fondacionit “Gulistan”. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e-mailit info@gulistan.edu.al ose në adresën Rr. Frederik Shiroka, Nd.7, H.1 Nj.Bashk.7, K.P 1023, Tiranë/ Shqipëri.
E drejta për t’u ankuar
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.
Komisionieri për Mbrojtjen e të dhënave Rruga “A. Toptani”, Kati II-të ose në faqen e web-it: http://www.idp.al
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Politikat e privatësisë duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të kësaj faqeje. Fondacioni “Gulistan” rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këto politika në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.
Si të na kontaktoni
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën info@gulistan.edu.al