Kur secili nga ne jep më të mirën, çdo gjë bëhet edhe më e lehtë. Ne aspirojmë që të arrijmë maksimumin në mësimdhënie, që arritjet e nxënësve të jenë të larta.
Një orë mësimore ndërlëndore e lëndëve Gjuhë shqipe dhe Gjeografi solli te nxënësit jo vetëm një risi, por edhe një arsye më shumë për të fiksuar njohuritë.
Dialektet e gjuhës shqipe ishte një temë interesante që u realizua nga dy mësuese brenda një ore mësimore.
Të folmet e ndryshme të gjuhës shqipe të shpjeguara nga ana gjuhësore,u ilustruan edhe në hartën gjeografike se ku janë të shpërndara në hapësirat e trevave shqiptare.
Nga kjo orë nxënësit ishin më se të plotësuar duke marrë njohuri e duhura.
Një bashkëpunim i tillë ngjalli te nxënësit dëshirën e madhe për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të kuptuar se gjithmonë bashkimi bën fuqinë.