Pas një testimi të përgjithshëm me shkrim,ku morën pjesë nxënës nga klasa V -XI,mbështetur në disa kritere vlerësimi ,u bë një klasifikim  në lëndët matematikë,fizikë,biologji dhe kimi .

Kjo përzgjedhje shenoi edhe fillimin e olimpiadave në këto lëndë.Tashmë nxënësit të klasifikuar sipas dëshirave dhe interesave  i janë përveshur me rigorozitet  punës së bashku me mesuesit përkatës në këtë kalvar që gjithmonë ka dhënë frytet e tij.Në këto olimpiada, nxënësit,falë metodave bashkëkohore të mesuesve,përgatiten në degët e zgjedhura.Metoda individuale dhe në grup,punë sistematike me ushtrime , larmishmëri kuizesh,bashkëpunim në maksimum mësues-nxënës.

Synimi I zhvillimt të olimpiadave në shkollën tonë është përgatitja e këtyre nxënësve në konkursin që zhvillohet çdo vit mes kolegjeve në Shqipëri nën drejtimin e Universitetit ‘’Epoka’’. Gjithmonë kjo përgatitje ka qënë mjaft produktive edhe në konkurse në rang më të gjërë kombëtar dhe ndërkombëtar.

I urojmë nxënësve tanë suksese dhe besim në forcat e tyre!

 

Searta Sturçe