Kudo që të shkojmë na mbulon I njëjti qiell.Ajo që e ben të veçantë një përvojë është larmishmëria që gjendet në bukuritë natyrore. Ҫ’vlerë do të kishtë një bukuri e paparë ?!
Pas një udhëtimi mbresëlënës për në qytetin e Dubrovnikut, nxënësit e klasave të nënta kanë mjaft për të na rrëfyer.
Gjatë këtij udhëtimi,ata patën mundësi të ndalonin në pikat turistike ,gjithmonë të vizituara nga turistë, siç janë Shen Stefan dhe Kotorri.Hoteli ‘’Kompas’’,ku nxënësit kaluan tre netë të paharrueshme,u afroi një shërbim mjaft komod. Gjatë ditëve në vijim, ata vizituan qytetin antik të Dubrovnikut ,duke shijuar jo vetëm natyrën,por edhe duke njohur nga afër vlerat historike të këtij vendi.
Tashmë për këta fëmijë , qyteti I Dubrovnikut nuk është më një qytet mitik,por gjuhë përvoje që mbart një vërtetësi të madhe.
Searta STURÇE