Vështrimet e tyre plot kureshtje mezi presin të rrokin gëzimin e jetës. Ashtu të lumtur nxënësit e klasave të pesta dhe të gjashta u nisën eskursion për në Tiranë. Ndalesa e parë u bë në kinemanë ‘‘Imperial‘‘. Salla e kinemasë jehoi nga zërat kumbues të tyre. Pas përfundimit të një filmi për fëmijë,udhëtimi vijoi për tek muzeu arkeologjik i Tiranës. Atje nxënësit u njohën me reliket e kultures dhe lashtësisë shqiptare. Lokali ‚‘‘Kolonat‘‘ishte destinacioni tjetër, ku nxënësit shijuan drekën e shijshme dhe u argëtuan pa masë.Por argëtimi nuk përfundoi me kaq. Sapo mbërritën në qendrën ‚“Ring“, vrapuan për ne sallen e filmit 5D dhe më pas në pistën e patinazhit. Një shëtitje e fundit u be në dyqanet e kësaj qendre.
Për gëzimin e kësaj dite, mund të flasin pa fjalë syte e lumtur të fëmijëve.
Searta Sturçe