“Konkursi i artit dhe letersisë” Si çdo vit, në konkursin e zhvilluar në kolegjin “Turgut Ozal” mori pjesë shkolla “Hasan Riza Pasha”,e cila u përfaqësua denjësisht. Pati fitues në të gjitha kategoritë; në interpretim, kompozim, muzikë dhe pikturë; fitues të çmimeve të 3-ta, të 2-ta dhe çmime të para.Në kategorinë e interpretimit, fitues të çmimeve të para ishin: Stela Muja dhe Art Bisha. Në kategorinë e muzikës, Nerida Pema. Në kategorinë e kompozicionit që gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhën mëmë, Aishe Mina Kasemi. Falenderojmë nxënësit tanë për kënaqësitë që na sollën me anë të performancave të tyre dinjitoze duke i shtuar shkollës sonë shumë çmime në art dhe kulturë.
JU FALEMINDERIT!