Dy prej nxënësve të kolegjt “Turgut Özal”, Flori Doçi dhe Andi Çela, janë duke prezantuar projektin e tyre në Hollandë, në konkurim të hapur me 122 projekte nga 61 shtete të ndryshme të botës.
Ata përfaqësojnë Shqipërinë, në INESPO, me projektin “Përçimi pa kabllo i elektricitetit”.
Prezantimi i projektit të tyre do bëhet në datat 1-4 qershor, por ne duke ditur përgatitjen dhe punën e madhe të nxënësve tanë, shpresojmë për fitore dhe medalje.
Për këtë konkurim nxënësit aplikuan online dhe u përzgjodhën nga organizatorët e INESPO-s.
INESPO është një konkurim për mjedisin në lidhje me fushat e matematikës, fizikës, biologjisë dhe inxhnierisë duke motivuar në këtë mënyrë të rinjtë të afrohen me shkencën dhe të kërkojnë ide të reja në lidhje me përdorimin sa më të dobishëm të burimeve natyrore dhe ruajtjes së mjedisit.