Teatri është poezi që del nga vepra për t’u bërë njerëzore. Në kuadrin e festave 28-29 nëntor, në shkollën tone po zhvillohen aktivitete kulturore dhe artistike. Atmosfera festive filloi me interpretimin e nxënësve të klasës së VIII. Ata sollën në skene pjesë teatrale nga vepra ‘’Don Kishoti’’ të Servantesit. Nënësit që interpretuan ishin: Redi Smajlaj,ne rolin e Don Kishotit, Orlando Rexhaj në rolin e Sanço Panços, Gerti Zyberi, Kledis Fusha, Esti Miloti, Elma Dema, me regjisur dhe kostumografi të Alba Bajrit. Këto personazhe karizmatikë u pritën ngrohtë dhe u duartrokiten pa fund nga nxënësit dhe mësuesit.