Kur njohurite studimore marrin formën e prekshme dhe konkretizimin e duhur, nuk mbeten më njohuri më vete, por vlerë e ndarë me të tjerët. Këtë kishte për qëllim aktiviteti I panairit shkencor, i cili u zhvillua në ambjentet e shkollës sonë.Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës të klasava të ndryshme. Ata paraqitën projekte të ndryshme në lënden e matematikës, fizikës, biologjisë dhe informatikës.
Nën drejtimin e mësuesve përkatës të këtyre lëndëve, nxënësit arritën t’i japin formë ideve krijuese duke vënë në shërbim të gjitha njohuritë në këto fusha.
Është për t’u admiruar puna e tyre dhe dëshira e madhe për të projektuar jo vetëm gjëra interesante, por pse jo, edhe punë të cilat mund t’i shërbejnë njeriut në të ardhmen.
Shumë nxënës të shkollave të ndryshme erdhën të vizitonin ambjentin e shkollës sonë dhe mbetën të mahnitur nga puna e mrekullueshme që kishin bërë nxënësit tanë.
Një falenderim për këto nxënës dhe mirënjohje të thellë për mësuesit tanë të përkushtuar .