Risitë sjellin gjithnjë ndryshime pozitive. Një ndër risitë është edhe shvillimi online i testimeve përmbledhëse GDS. Nxënësit tanë,ndryshe nga herët e tjera,nuk kanë një fletë provimi,por një sistem kompjuterik,I cili u mundeson testime të njohurive të tyre në të gjitha lëndët.
Ky sistem perveç se lehtëson punën, arrin edhe të testojë saktësine,përqendrueshmërinë dhe shpejtësinë në nivel më të lartë.
Pas përfundimit të testimit,nxënësit kanë mundësi të shikojnë përgjigjet e gabuara dhe të sakta.
Ndërkohë që nxënësit I janë nënshtruar një procesi të tillë testimi,po vihet re se rezultati është më se pozitiv dhe nxënësit po mësohen me ketë risi .
Searta STURÇE