Kudo që  të shkojmë  na mbulon I njëjti qiell.Ajo  që  e ben të  veçantë  një  përvojë  është  larmishmëria që  gjendet në  bukuritë  natyrore. Ҫ’vlerë  do të  kishtë  një  bukuri e paparë ?!

Pas një  udhëtimi mbresëlënës për në  qytetin e Dubrovnikut, nxënësit e klasave të nënta kanë  mjaft për të  na  rrëfyer.

Gjatë  këtij udhëtimi,ata patën mundësi  të  ndalonin në  pikat turistike ,gjithmonë  të  vizituara nga turistë,  siç janë  Shen Stefan dhe Kotorri.Hoteli ‘’Kompas’’,ku nxënësit  kaluan tre netë  të  paharrueshme,u afroi një  shërbim mjaft komod. Gjatë  ditëve në  vijim, ata vizituan qytetin antik të  Dubrovnikut ,duke shijuar jo vetëm natyrën,por edhe duke njohur nga afër vlerat historike të  këtij vendi.

Tashmë  për këta fëmijë , qyteti I Dubrovnikut nuk është  më  një  qytet mitik,por gjuhë  përvoje që  mbart një  vërtetësi  të  madhe.

 

Searta STURÇE