Po të mos ishte atdhedashuria,këngët do të mbetnin të pakënduara,vallet do të humbisnin në kujtesë  ,vargjet e pathëna.

Shfaqja që u organizua në Kolegjin ‘’Hasan Riza Pasha’’,ishte një pasqyrë,ku njeriu ka nevojë shpeshherë të shohë atë që humbet në përditshmërine e tij,’’Atdhedashurine’’.

Përmes poezive  të interpretuara ,  përmes këngëve dhe valleve shqiptare, u  synua të ringjallet  ajo ndjenjë e shenjtë e atdhedashurisë, e krenarisë për flamurin, kombin dhe  gjuhën shqipe.

U ftuan prindër, mësues dhe nxënës të shkollës. Gjithçka e ndërthurur aty ,krijoi një atmosferë festive, ku u prit ngrohtë nga duartrokitjet e të ftuarve.

Një falenderim mirënjohës për punën e palodhur  I takon mesues Elvis Buraniqit, I cili  organizoi këtë shfaqje.

 

Searta Sturce