Dashuria dhe përkujdesja ndaj qytetit të Shkodrës,si një ndër qytetet me trashigimi  të madhe kulturore,mundësoi një takim të organizatës ekologjike GO2 me studentat e shkollës sonë.

Qëllimi I këtij takimi kishtë në qendër të diskutimeve ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me vlerat e një jetese sa më të shëndetshme,duke ruajtur mundësitë e lëvizjeve dhe ecjeve me këmbë dhe pedalimit në veçanti. Si qytet,I cili ka ruajtur që në hershnmërinë e tij menyren e  udhëtimit me bicikleta,kerkon domosdoshmërinë e ruajtjes së një tradite të tillë,si një nga mënyrat më të mira sociale,ekonomike dhe mjedisore. Drejtuesja e kësaj oraganizate  znj. Eltjana Shkreli dhe eksperti hollandez i parkimeve per levizjen e lirë  z.Peter  Schneider mbeten mjaft të kënaqur nga argumentet dhe bindjet e studentëve tanë në lidhje me këtë temë.

Në kuadër të këtij takimi,u mundësua edhe një ekspozitë me foto interesante,ku pasqyrohen më së miri vlerat e angazhimit në drejtim të ruajtjes të kulturës së ecjes dhe pedalimit,duke na rifreskuar kujtimet e një lidhjeje të hershme mes qytetarëve dhe një mjeti të thjeshtë ,por më se të dobishëm,siç eshtë biçikleta.

 

Searta STURÇE