Qyteti i bukur i Prizrenit ishte destinacioni i stafit të Kolegjit Hasan Riza Pasha, në një shëtitje të këndshme, ku vizituam vendet më piktoreske të tij.
Prizreni i bukur në çdo stinë, na priti me shumë dashuri. Udhetimi deri në qendren antike te qytetit u pasua me ndalesa . Shëtitorja fantastike na ftonte që të fiksonim me anë të fotove momentet më të bukura duke na afruar më tepër me shprehjen:”Koha ikën,por kujtimet mbesin!”
Një drekë në restorantin “Alhambra” na bëri të shijojmë gatimet tradicionale të këtij qyteti.
Dhe nuk kishte se si të largoheshim nga ky qytet pa vizituar monumentin që na rikujton një ngjarje shumë të rëndësishme “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.
Prizrenin e lamë pas,pse jo për t`u rikthyer përsëri,pasi ky është qyteti që mirëpret këdo.
Një falenderim mirënjohës për këtë udhëtim i dedikohet drejtorisë së Kolegjit Hasan Riza Pasha.