Erdhi dita e shumëpritur ,ku nxënësit e shkollës sonë  shpalosën talentin e tyre në qëndrën kulturore për fëmijë. Si çdo vit, aktiviteti ‘’Fjala artistike’’,mirëpriti nxënësit, duke I dhënë mundësinë të tregojnë aftësitë e tyre në interpretim. Nën drejtimin e mësuese Searta Sturçe morën pjesë nxënës nga cikli I shkolles fillore Hasan Riza Pasha :  Anisa Meshnuni ,klasa e III; Art Bisha dhe Mirsad Amuli ,klasa e VI . Nga cikli 9-vjeçar morën pjesë: Mirko Dibra,klasa VII; Gabriel Vuksani, klasa VIII dhe Irselda Poliku, klasa IX.

Një vend të veçantë në këtë aktivitet kulturor zuri edhe grupi I humorit,I cili këtë herë u paraqit me pjesen dramatike ‘’Don Kishoti’’. Në grupin e humorit morën pjesë Alba Bajri, Redi Smajlaj, Gerti  Zyberi, Orlando Rexhaj, Esti Miloti, Kledis Fusha dhe Elma Dema.Duhet përmendur që kjo pjesë teatrale mori çmim vitin e kaluar në konkursin ,që u zhvillua mes kolegjeve në Shqipëri.

Nxënësit u përgëzuan për materialet e përzgjedhura dhe performancen dinjitoze në konkursin mes shkollave të qytetit. Në pritje të rezultateve në vazhdimësi,I urojmë atyre suksese të mëtejshme.

 

Searta Sturçe