Të jesh i lumtur me çfarë ke,do të shohësh se ke mjaft përse të jesh I lumtur. Ashtu të gëzuar dhe entuziastë,nxënësit e shkollës fillore u nisën  eskursion në fshatin Reç.Zërat kumbues të nxënësve mbushën vendin me hare.Ata u shpërndanë duke vrapuar dhe eksploruar çdo cep të asaj natyre të mrekullueshme.

U organizuan mjaft lojra argëtuese si tërheqje me litar,volejboll,gara vrapuese etj.Mësuesit e harruan stilolapsin dhe  tërhoqën litare me sa fuqi që kishin në ndihmë të nxënësve.Si gjithmonë arbitër ishte mësuesi I fiskulturës.

Momenti më emocional ishte ajo e pjekjes së gështenjave.Të ulur rreth zjarrit,nxënësit shijuan jo vetem geshtenjat,por edhe një ditë ndryshe pranë njëri-tjetrit.

Kjo ditë ishte një përvojë emocionuese,çfarë të bën të mendosh ,se një urti e mësuar nga përvoja ,është më mirë se dy të mësuara nga librat.

 

Searta Sturçe