Kjo temë për të cilën ka patur gjithmonë për të thënë,frymëzoi nxënësit e shkollës sonë.Aktiviteti krijues përfshiu nxënësit nga klasa IV-IX dhe u zhvillua në formën e një konkursi . Qëllimi i këtij aktiviteti krijues është të nxisë dashurinë dhe shpresën për vendlindjen e tyre, Shkodrën.
Vargje dhe ese të hedhura me shumë entuziazëm mbi fletët e bardha i shërbyen mjaft mirë qëllimit të muajit të artit dhe letersisë në shkollën tonë duke e pasuruar me kreativitet e ndjeshmëri. Krijimet më të mira do të përzgjidhen për të konkuruar ndërmjet shkollave 9-vjecare të qytetit të Shkodrës.
I urojmë nxënësve tanë suksese në fazen konkuruese mes shkollave.
Searta Sturçe