Nxënësit e klasave të shtata ,në këtë periudhë u përfshinë në orë të veçanta mësimore.

‘’Ngremë në piedestal vlerat humane’’,ishte kjo ora mësimore në lëndën e qytetarisë. Nxënësit në bashkëpunim të përhershëm me mesuesen dhe njëri-tjetrin ideuan me anë të projekteve vlerat njerëzore;Respekt,synim…kurajo. Vlera e njeriut është ajo që ai jep. Kjo orë mësimore I shërbeu mjaft mirë këtij qëllimi.

Një orë tjetër gjithëpërfshirëse ishte ajo në lëndën e gjeografisë me temë ‘’Të njohim sistemin diellor’’. Nxënësit punuan me pasion dhe krijuan projekte interesante lidhur me njohuritë e tyre rreth sistemit diellor.

Muaji I letersisë nuk i la këta nxënës të papërfshirë,pasi me punimet e tyre arritën të shprehnin ndjenjat dhe dashurinë për të bukuren,artin dhe letërsinë në veçanti.

Spikasin vargje të njohura të poetëve shqiptarë,të cilat nderthurur me idetë e tyre krijuese,te lënë përshtypjen e një miniekspozite.

I urojmë nxënësve sa më shumë frymëzim në punime të tilla sepse do të kenë gjithmonë diçka për të na ofruar.

 

Searta Sturçe