Kolegji “Hasan Riza Pasha “ ka një histori te gjatë me sukseset e panumërta në të gjitha kompeticionet që merr pjesë . Stafeta e vitit shkollor 2015-2016 u kalua përsëri me avantazh nga nxënësit e shkollës sonë . Arritjet ishin në të gjitha fushat duke përmendur shkenca e arte , në faza lokale , kombëtare e ndërkombëtare .
Olimpiadat ishin të shumta dhe për secilën prej tyre mund të përmendim plot emra përfaqësuesish .
Në fazën e dytë , në Shkodër kemi fitues në lëndët Matematikë , Fizikë , Biologji , Informatikë dhe Letërsi ku përkatësisht mund të cilësojmë arritjet e Naisila Puka , Elmedina Halilaj , Keivin Isufaj , Gledis Zeneli , Rigers Ura , Fiona Cena , Sibel Derguti , Erid Caku , Esra Mati , Amela Mucaj , Edison Reshketa , Igli Abdyli e Sabina Lici . Nxënësit u vendosën në podiumin e më të mirëve për fushën e tyre brenda qytetit .
Por rrugëtimi I tyre nuk do të ndalte këtu . Me ndihmën e mësuesve dhe punën e tyre të palodhshme ato do të vazhdonin edhe më tej për të konkuruar me nxënësit më të mirë të Shqipërisë . Rezultatet ishin për tu duartrokitur edhe në këtë fazë .
Në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës , nxënësi Keivin Isufaj merr vendin e parë , ku së bashku me Gledis Zenelin në vendin e dytë spostuan edhe më lart prestigjin e shkollës sonë .
Në Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë ishte Edison Reshketa nxënësi që do të na përfaqësonte në ceremoninë e marrjes së cmimeve me vendin e tretë të fituar .
Suksesi i radhës do të ishtë Olimpiada e Informatikës ku me pikë të barabarta Gledis Zeneli dhe Rigers Ura do të pushtonin vendin e parë .
Për ta mbyllur me këtë fazë , si qershia mbi tortë , në fushën e letërsisë kolegji do të vlerësohej me një cmim të dytë dhe një të tretë nga nxënësit Sonar Mesi dhe Sabina Lici .
Nxënësit u vlerësuan nga shteti me certifikata , u vlerësuan nga shkolla përsëri me certifikata , por edhe me shpërblime monetare .
Por konkurset nuk do të përfundonin këtu. Olimpiadat ndërmjet kolegjeve të Shqipërisë do të ishin një tjetër sukses për ne . Në Olimpiadat Shkencore të Universitetit Epoka, kolegji Hasan Riza Pasha marshoi me vetëbesim , dhe po ashtu arriti të korrte sukses në këtë eveniment . Mjaft emocionues ishte casti ku drejtuesi i ceremonisë fton shkollën tonë në skenë , për të vlerësuar punën e gjithë nxënësve që në këtë rast shërbyen si një skuadër kaq e fortë .
ASEF(Albanian Science and Engineering Fair) ishte përmbledhja tjetër e punës së shkollës tonë . Në secilën prej fushave si Web Design me 14 fitues, Programming me 3 fitues , Short Movie me 9 fitues , Poster Design me 11 fitues apo Ecology , Engineering and Science me 11 fitues , nxënësit fitues ishin të shumtë , duke varur në qafë 8 medalje ari , 16 argjendi dhe 26 bronzi .
Por nuk mbaron këtu. Kolegji Hasan Riza Pasha nuk i ka munguar kurrë pjesëmarrja e nxënësve në olimpiadat ndërkombëtare. Kështu ndodhi edhe këtë vit me 7 përfaqësime dinjitoze në shtete të ndryshme të botës.
Gjithçka filloi me nxënësit Erid Çaku dhe Irildi Curri të cilët përfaqësuan Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar të projekteve I-SWEEEP, të zhvilluar në Houston,Texas,SHBA së bashku me 265 konkurrentë të tjerë nga e gjithë bota. Me një projekt i cili doli fitues në kompeticionin ASEF që zhvillohet mes kolegjeve në Shqipëri , ata morën çmim nderi në SHBA duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në një eksperiencë 1-javore të paharrueshme. Projekti i tyre ishte një miksim i shkencave të Biologjisë , Kimisë dhe Fizikës dhe studionte ndikimin e magnetëve në fotosintezën e bimëve.
Pas fitores në rang kombëtar nxënësit Kevin Isufaj dhe Gledis Zeneli përfaqësuan Shqipërine në Olimpiadën Ballkanike te Matematikës e cila këtë vit u zhvillua në Tiranë duke marrë pikë të kënaqshme.
Kolegji përvec matematikës dhe shkencave natyrore , ka talente edhe në Informatikë ku mund të përmendim nxënësit Gledis Zeneli dhe Arjon Bajramaj të cilët me projektin e tipit short movie i cili kishte sukses në ASEF , konkurruan në Botërorin e Informatikës që zhvillohej në Bukuresht të Rumanise duke marrë medalje të argjendtë dhe duke shtuar kështu numrin e çmimeve ndërkombëtare që nderojnë çdo vit Kolegjin Hasan Riza Pasha.
Përvec nxënësve të gjimnazit , nxënësit e shkëlqyer Igli Mlloja dhe Xhenisa Harlicaj(Kategoria Junior) morën pjesë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës të zhvilluar në Rumani , duke fituar secili një medalje bronzi.
Maturantja e suksesshme Naisila Puka , së bashku me pjesëtarët e tjerë të skuadrës së Shqipërisë , mori pjesë në Olimpiadën Mesdhetare të matematikës zhvilluar në Romë. Skuadra nga Shqipëria fitoi medalje bronzi.
Nxënësi Keivin Isufaj falë punës së palodhur në lëndën e matematikës arriti të bëhej pjesë e 6 më të mirëve të Shqipërisë të cilët do të përfaqësonin Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Matematikës të zhvilluar në Hong Kong , duke konkurruar me 600 nxënës të tjerë nga mbarë bota . Kjo ishte arritja më e madhe për një nxënës , pjesëmarrje në kompeticionin më prestigjoz të matematikës.
Gledis Zeneli bashkë me shokun e tij Rigers Ura morën pjesë gjithashtu në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës që u zhvillua në Qipro në Korrik 2016.
Kështu nxënësit tanë na bënë sërish krenar edhe për vitin shkollor 2015-2016 duke lartësuar emrin e tyre dhe të shkollës tonë në rang ndërkombëtar nga SHBA deri në Hong Kong.
Përmbledhje nga :
Keivin Isufaj
Erid Çaku