Në Olimpiadën e 32 Ballkanike për kategorinë e gjimnazistëve që u zhvillua në Athinë mes datave 3 – 8 Maj 2015, 21 shtete u përfaqësuan me 118 nxënës. Përveç shteteve të Ballkanit ishin të ftuar edhe shtete si Anglia, İrlanda, İtalia, ,Azerbajxhani dhe Taxhikistani.
Skuadra Shqiptare e përbërë nga 6 nxënës fitoi nëpërmjet nxënësve Gledis Kallco nga Kolegji ‘’Turgut Ozal’’ dhe Alboreno Voci nga Kolegji ‘’Mehmet Akif’’ dy Medalje Bronzi.
Nën udhëheqjen akademike të dy profesorëve të mirënjohur të matematikës, Adrian Naço dhe Fatos Kopliku ekipi kombëtar i matematikës vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore të Matematikës, që do të zhvillohet në Tailandë në datat 4-16 Korrik 2015. Me shpresën që përsëri do të na bëjnë të ndihemi krenarë, iu urojmë suksese të mëtejshme.