Shtatë nxënës, përfaqësues nga gjithë kolegjet “Turgut Ozal”, morrën pjesë si të ftuar në Olimpiadën e Diturisë që u zhvillua në Mal te Zi.
Nxënësit që konkuronin në olimpiadë ishin nga shkollat fillore dhe të mesme në Mal të Zi. Olimpiada u zhvillua nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe Artit të Malit të Zi, Shoqatës së Matematikanëve dhe Fizikanëve të Malit të Zi dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Matematikës të Universitetit të Malit të Zi në date 11 maj 2014.
Në seksionin e programimit, Christ Ligori dhe Marin Zaimi, edhe pse jashtë konkurrencës, sipas pikëve të fituara morrën vendin e dytë dhe të tretë, respektivisht.