Nxënesit e kolegjeve “Turgut Ozal” dhe “Hasan Riza Pasha” kthehen me medalje dhe fleta nderi nga Olimpiada e 31-të Ballkanike e Matematikës (BMO).
Olimpiada u zhvillua në Pleven të Bullgarisë në 4 maj me pjesëmarrës nga Shqipëria, Bullgaria, Qiproja, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.
Shkollat tona u përfaqesuan nga Gent Gjika “Turgut Ozal” Tiranë, Boriana Gjura dhe Gledis Kallco “Turgut Ozal” Durrës, si dhe Enis Barbullushi “Hasan Riza Pasha” Shkodër.
Fjalime përshëndetëse u mbajtën nga presidenti i Bullgarisë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit atje si dhe nga personalitete në fushën e matematikës.
Flamuri shqiptar do të shpalosej në skenën ceremoniale të shpërndarjes së çmimeve nga Boriana Gjura dhe Antonino Sota – ky i fundit një nxënës nga qyteti i Fierit – të dy fitues të Medaljeve të bronzta. Ndërsa Gledis Kallco, Genti Gjika dhe Enis Barbullushi ishin fitues të fletave të nderit.