Përsëri ekspozitë në shkollën tonë
Përsëri ekspozitë në shkollën tonë.Këtë herë ishte maturantja Ueida Hoti që na impresionoj me punët e saj.Midis reales dhe abstraksionit ishin punimet që kishte sjellë ajo. Gjallëri,ngjyra,jetë,feminilitet,kostumografi,abstraksion gjeometrik,finesë e shije të hollë transmetoi Ueida në këtë ekspozitë.Vlerësim shprehu për të profesori i saj mjeshtri Ferit Kola,një motiv më shumë që Ueida të ecë në rrugën e bukur të artit e krijimtarisë.Ekspozita do të qëndojë e hapur gjatë gjithë javës në ambientet e shkollës sonë. I uromë suksese e punë të mbarë Ueidës!