MIRË SE VINI NË KOLEGJIN HASAN RIZA PASHA
Shkolla jone eshte hapur pas marrëveshjes që u bë në gusht të vitit 1992 ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Fondacionit Arsimor “Gülistan”. Në shkurt të vitit 1993 u bë ceremonia e hapjes së Kolegjit “Mehmet Akif” në prezencën e Presidentit te atëhershëm të Republikës Turke, të ndjerit Z. Turgut Özal. Me sukseset e arritura, shkolla jonë fitoi interesin dhe simpatinë e popullit shqiptar. Qysh prej asaj kohe, me rritjen për çdo vit të kërkesave për nxënës, me shërbimin qe ofron nga cikli parashkollor, 9-vjeçar, i mesëm dhe universitar, Kolegjet Turke janë institucioni arsimor privat më i madh në Shqipëri. Shkollat tona shtrihen në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
Kolegji “HASAN RIZA PASHA” u hap në qytetin e Shkodres në vitin 2000 si përgjigje e kërkesave të shumta të qytetarëve të qytetit. Në këtë kolegj edukohen nxënës nga kopshti deri në gjimnaz. Kapaciteti aktual është 500 nxënës dhe shkolla ofron ambiente nga më modernet si lehtësi për nxënësit dhe mësuesit.