Ski në MAVROVË

Këtë herë nën kujdesin e mësuesve me nxënësit e shkollës tonë u organizua eskursioni dy ditor në Mavrovë, Maqedoni .Akomodimi ishte në Hotel Radika . Kënaqësi ,buzëqeshje e gëzim shihje në sytë e fëmijëve tanë.
Skitë,noti,palesta e lojrat e ndryshme ishin pjesë e këtij eskursioni. Nxënësit i përjetuan emocionet në pistën e skive,në pishinat e hotelit e në orët e vona të kaluara me njëri -tjetrin. Po e mbyllim me një thënie të Ruso :
Jepini fëmijës më shumë liri: le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos të jetë asnjëherë në qetësi.

Ekspozitë e Artit Pamor

Nxënësit e klasave të 7-ta dhe të 8-ta organizuan ekspozitën e arteve grafike në teknikën e monotipit. Punimet u realizuan me një dëshirë dhe kënaqësi të paparë. Është bërë traditë që në shkollën tonë të hapen ekspozita pikture me teknika të ndryshme gjatë gjithë vitit shkollor.