Dhuro Dashuri, Ajo Nuk Kushton

Kujdesi që duhet të tregojmë ndaj të moshuarve duhet të jetë i posaçëm dhe human.
Ata kanë nevojë më shumë se kurrë për përkujdesje,një fjalë të mirë,për një buzëqeshje,përkrahje,me një fjalë për pak dashuri.
Një ditë ndryshe ishtë ajo e datës 16 maj në shtëpinë e të moshuarve Shkodër.
Sapo mbërritëm,u mirëpritëm duke mos reshtur së falenderuari për vizitëm që u bëmë.
Nxënësit e klasave të 11-ta përgatitën për të shfaqur para tyre komedinë “Çifti i lumtur” për t`i dhuruar atyre pak buzëqeshje.
Shpesh citohet shprehja:”Si qershia mbi tortë…”,në fakt me të vërtëtë pati tortë,pasi atë ditë ne I festuam ditëlindjen njërit prej banorëve aty.I gëzuar dhe I emocionuar,me sytë që I shndrisnin,ai na falenderoi edhe për dhuratat simbolike,të cilat mund t`I ndante me shokët e tij.
Duke qëndruar në tavolinat e tyre,të cilat ishin ndryshe nga e përditshmja,ata shijuan edhe interpretimin e nxënësve tanë të talentuar.
Falenderojmë të gjithë nxënësit, por në veçanti pjesëmarrësit: Ueida Hoti,Irida Uraj,Erola Hasanaj,Enes Bajri,Juled Shehu,Belsola Dekovi,Adri Likaj,Ylli Kallaba si dhe mesuesen e apasionuar të Letërsisë dhe drejtuesen e grupit të teatrit të shkollës sonë Miranda Qeseri(Mazi) për gjithë mirësinë dhe gatishmërinë që treguan.
Nëse flemë me mendimin e urtë në shpirt,se çdo fillim e ka një fund,së bota rrotullohet,që duhet t`Ii plotësojmë kërkesat dhe nevojat e të moshuarve,atëherë vetvetiu numri i vuajtjeve dhe hidhërimit do të zvogëlohej, ndërsa gëzimi do të dyfishohej te të dy palët.