Më dt 21.10.2016 në  kolegjin “Hasan Riza Pasha” u zhvillua një bashkëbisedim me temë ”Policimi në Komunitet” mes maturantëve dhe Z.Ded Gazulli me detyrë inspektor në policinë kriminale në sektorin e”Dhunës në Familje” në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.

Bashkëbisedimi ishte mjaft i dobishëm pasi aty u prekën problematika që kanë të bëjnë me vetë moshën e maturantëve. Në takim u fol për probleme të tilla si droga dhe efektet e saj,dhuna në familje,problemet me qarkullimin rrugor,armëmbajtjen pa leje ,krimet kundrejt pronës dhe  individit , etj.

Nxënësit u treguan mjaft  të interesuar , bënë  mjaft pyetje e kërkuan informacion në lidhje me ligjet sidomos të atyre që i përkasin moshës nën 18 vjeç.

Në fund kryefjala e takimit ishte “Zbato ligjin e ndihmo punën e policisë” .Kjo është e vetmja mënyrë që të zhvillohet shteti i së drejtës dhe  vendi ynë ti bashkohet vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian.