Këtë fundjavë ne, vajzat e klasave të 11-ta, shkuam në ekskursion në Kosovë dhe Maqedoni dhe mund të them se jemi kënaqur pa masë. Ishte një nga udhëtimet më të bukura që kemi bërë,sepse kemi shëtitur shumë vende brenda tre ditëve.Vizituam vende si Prizreni, Prishtina, Shkupi, Struga, Ohri, Shën Naumi dhe Driloni. Shën Naumi ishte vendi që do më ngelet në mendje, një bukuri e rrallë që s’e dija se ekzistonte kaq afër vendit tonë. Driloni gjithashtu është një pasuri natyrore që duhet të ruhet me kujdes. Vende të mrekullueshme dhe të shijuara në mënyrën e duhur. Një udhëtim që përveçse na dha kënaqësi vetjake na bëri të mësonim dhe kuptonim më shumë për njëra-tjetrën dhe marrëdhënien tonë me mësuesen kujdestare të udhëtimeve.

 

Ledina Rraboshta